Prishtina dhe Drita diskutojnë trofeun e Superkupës, formacionet zyrtare
23/01/2021
Për herë të parë në histori të futbollit kosovar një finale zhvillohet në një tjetër shtet.
Prishtina dhe Drita që po ndodhen në Antalya do ta zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.
Prishtina në këtë takim do të jetë pa dy sulmuesit afrikan, Otto John e Guathier Mankenda që nuk arritën të pajisen me viza.
Ndërkohë trajneri Zekirija Ramadani i ka besuar lojtarëve që kryesisht kanë luajtur në shumicën e ndeshjeve në kampionat.
Mungesa të mëdha do të ketë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Drita.
Ardian Nuhiu nuk mund të llogarisë në shërbimet e portierit Faton Maloku si dhe mbrojtësit Ardian Cuculi.
Formacionet zyrtare:


