Prezentohet filmi ''Hidden Figures'', për tre vajza që u ngjitën në shkallët e NASA-s (Foto/Video)
20/02/2018
Sonte, nga ora 19:00, në Qendrën Kulturore për Rini në Shkup, ka filluar të jepet filmi ''Hidden Figures'' (Figurat e fshehura) e mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
''Hidden Figures'' është tregim inspirues për tre vajza afro-amerikane të cilat kanë kaluar disa pengesa të mëdha për të ndikuar në përmirësimin e programit të NASA dhe ndërkohë për të marrë pozita udhëheqëse në këtë organizatë.
Përveç filmit, nga ora 18:00 u organizohua një koktej rasti në korridorin e këtij institucioni ku u prezentuan punime artistike të nxënësve dhe studentëve nga e gjithë Maqedonia.
Telegrafi ju prezenton këtë aktivitet./Telegrafi/


