Please enter at least 3 characters.

Presidenca sllovake e BE-së përshëndet arritjen e marrëveshjes politike në Maqedoni

2016/01/njohja-e-kosov-euml-s-nga-sllovakia-ldquo-e-varur-rdquo-nga-shtetet-e-ballkanit-per-euml-ndimor_hd.jpg

Presidenca sllovake me Bashkimin Evropian e ka përshëndetur vendimin e liderëve të katër partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmes një deklarimi për agjencinë e lajmeve META, ambasada sllovake thotë se ''zgjedhje të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme janë hapi i rëndësishëm për tejkalimin e kritës politike. Këmbëngulja dhe vullneti i mirë për t'u zbatuar obligimet e marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë reformat e menjëhershme, janë kusht për kthimin e vendit tuaj në rrugën drejt Brukselit.''/Telegrafi/