Pranvera, pesë gjëra që duhet të dini
Fillimi i pranverës vjen padyshim edhe me disa efekte negative, por që mund të luftohen lehtë si në tryezë ashtu edhe me disa sjellje, të cilat duhet t’i keni “vath në vesh” …Ekuinoksi i pranverës Dje u shënua edhe dita e parë e pranverës, ekuinoksi aq shumë i pritur, ai moment në të cilin dielli përshkon një nga dy pikat në sferën qiellore. Por në të vërtetë, duke qenë se 2016-a është viti i brishtë, ekuinoksi ndodhi pardje më 20 mars dhe më saktë në orën 05:30 të mëngjesit. Një ekuinoks i shpejtë, i cili e solli sezonin e bukur një ditë përpara.
Hiqni lodhjen në tryezë Zgjatja e ditëve, ndryshimi i orës, koha më e gjatë e kaluar jashtë sjellin një shtim të lodhjes dhe të dëshirës për gjumë që në pranverë mund t’iu këpusë këmbët. Luftimi i efekteve negative të pranverës është i mundur dhe këtë mund të filloni ta bëni që në tryezë. Kopshti dhe prodhimet e sezonit në këtë kuptim do t’ju ndihmojnë shumë.
Çatimi në pranverë Paralelisht në pranverë rritet dëshira për takime të reja dhe për dashuri. Për këtë, sajtet e specializuara për çatim, nga prilli deri në maj regjistrojnë një bum të regjistruarish, me qëllimin për t’u frekuentuar mes tyre e për të krijuar lidhje, shkruan Shqip. Pra pas dimrit letargjik edhe nga ana emocionale, periudha e parë e këtij sezoni favorizon kupidin (engjëllin e dashurisë) për të gjuajtur shigjeta dashurie.
Pastrimet e pranverës Nuk bëhet fjalë vetëm për pastrimin e pluhurave në kuptimin fizik apo pastrimin e gjithë shtëpisë. Eliminoni çdo gjë apo person nga jeta juaj që nuk ju fal lumturi. Hapuni rrugë gjërave të reja, të bukura që ju falin emocione, që nuk ju çojnë drejt rutinës së mërzitshme. Rinovoni dhe ndiejeni aromën e freskisë si brenda shtëpisë ashtu edhe brenda ekzistencës suaj, në mënyrë që të përballoni sa më mirë muajt në vijim. /Telegrafi/


