Pogba futet në fushë dhe feston me Lukakun pas lajmeve që janë rrahur në javën e shkuar – përqafime edhe në tunel
Lajmi që Paul Pogba dhe Romelu Lukaku kanë pasur një zënkë mes tyre kishte bërë bujë javë e shkuar.
Paul Pogba dhe Romelu Lukaku iu përgjigjën shkëlqyeshëm lajmeve pas kalimit sensacional të Manchester United në Paris, ku fituan me rezultat 3-1.
Sipas Sun dyshja kanë pasur një zënkë në dhomat e veshjes pas fitores ndaj Southampton, ku Lukaku e mohoi shumë shpejt në rrjetet sociale.
Dhe të dy për t’i mbyllur thashethemet festuan së bashku, kur Marcus Rashford shënoi në minutën e 94-të që e dërgoi Unitedin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes Pogba u fut në fushë dhe festoi me Lukakun, duke i pyetur të gjithë se a jeni të sigurt që janë rrahur?
Pogba që ishte i pezulluar për ndeshjen e dytë i vizitoi dyshen Rashford dhe Lukaku edhe në tunel, kur ishin duke dhënë intervistë.
Nuk mungoi as aty një përqafim i madh. /Telegrafi/


