Please enter at least 3 characters.

Podujevë, shënohet dita e shkollës “Dr. Ibrahim Rugova”

2024/12/468731434_897692299212706_996740443164982945_n.jpg

Në ditëlindjen e ish-presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, vizituan shkollën që mban emrin e tij, ku u organizua një ceremoni e veçantë për të shënuar Ditën e Shkollës.

Gjatë aktivitetit, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës prezantuan një program të pasur me aktivitete kulturore dhe edukative, duke pasqyruar talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre.

Kryetari Bulliqi i përgëzoi nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin për angazhimin dhe kontributin e tyre për realizimin e aktiviteteve në shënimin e Ditës së Shkollës “Dr.Ibrahim Rugova”./Telegrafi/