Please enter at least 3 characters.

Pochettino në listën e ngushtë të trajnerëve për të zëvendësuar Zidanen

2018/02/Mauricio-Pochettino-Zidane-e1518972031211.jpg
344:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur and Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid shake hands following the game at the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Real Madrid at Wembley Stadium on November 1, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Në bazë të raportimeve në Spanjë, Real Madridi ka përpiluar një listë prej tre trajnerësh për të zëvendësuar Zinedine Zidanen në fund të sezonit.

Sipas Diario AS, tekniku francez mund të largohet vullnetarisht nga detyra e trajnerit të Los Blancos.

(Getty Images)

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, së bashku me Jurgen Kloppin dhe Joachim Low janë treshja më favorite për të zëvendësuar Zidanen.

Pochettino është favorit për shkak të përvojës në La Liga, ai për tri sezone ka drejtuar Espanyoli.

45-vjeçari ka qenë kyç në rritjes e Spurs si një skuadrës dhe idetë e tij pëlqehen edhe nga klubi madrilen.

Argjentinasi është nën kontratë me klubin nga White Hart Lane deri në vitin 2021.

Por, kjo nuk pritet të jetë problem i madh pasi dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe kjo tregohet edhe me transferimin e Luka Modric dhe Gareth Bale vite më parë. /Telegrafi/