Please enter at least 3 characters.

Pochettino: Jemi akoma në lojë, duhet ta përmbysim rezultatin në Amsterdam

2019/04/MauricioPochetinoajax.jpg
316:"LONDON, ENGLAND - APRIL 30: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur gives intructions to Dele Alli during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Tottenham Hotspur and Ajax at at the Tottenham Hotspur Stadium on April 30, 2019 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauricio Pochettino është i pakënaqur me lojën e Tottenham Hotspur në humbjen prej 0-1 nga Ajaxi para tifozëve në stadiumin e ri të Spursave.

Ekipi anglez e humbi ndeshjen e parë dhe do ta ketë shumë të vështirë në takimin kthyes në Amsterdam në javën e ardhshme.

"Nuk e nisëm mirë. Mendoj se ata ishin më reaktivë, treguan më shumë energji dhe ishte vështirë për ne që të luanim. Mungesa jonë e energjisë dhe qasja jonë na e bëri të vështirë".

"Pasi e pranuam golin, filluam të ndërtonim aksione, Sissoko i dha skuadrës energji të mirë. Filluam të luanim ashtu si dëshironim. Në pjesën e dytë u bëmë presion".

"Akoma jemi në lojë, jemi në disavantazh vetëm 1-0, duhet të besojmë se mund të shkojmë atje dhe të fitojmë".

"Natyrisht se nuk jam i kënaqur... Është përgjegjësi e imja, sepse unë jam trajneri. Por, duhet të shpresojmë për ndeshjen kthyese", ka thënë trajneri i Spursave. /Telegrafi/