Please enter at least 3 characters.

"Po pason vetëm prapa" - mësohet çfarë i tha Vinit gjatë ndeshjes Lamines

Tensioni i “El Clásico”mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk u kufizua vetëm në fushë. Kamerat e DAZN kanë zbuluar një bisedë të nxehtë mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal gjatë dhe pas ndeshjes në “Santiago Bernabéu”.

Sipas pamjeve të publikuara, Vinicius i është drejtuar lojtarit të Barcelonës me tone ironike dhe provokuese.

Në një moment tjetër të ndeshjes, braziliani është dëgjuar duke i thënë: “Gjithmonë flet hapur, gjithmonë flet hapur... Fol këtu, fol këtu!” dhe më pas, me ton më të ashpër: “Sot vetëm po pason prapa, te mbrojtësit”.

Yamal dhe Vinicius

Debati verbal nisi në pjesën e dytë dhe kulmoi pas fishkëllimës përfundimtare, kur Dani Carvajal – bashkëlojtar i Lamines në Kombëtaren e Spanjës – iu afrua për ta qortuar, duke i thënë: “folur shumë”.

Katalanasi u përpoq ta shpërfillte, por situata u tensionua kur iu bashkuan edhe Vinicius dhe Courtois, duke e kthyer momentin në një përplasje të hapur mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Sipas mediave spanjolle, reagimi i Viniciusit lidhet me deklaratat e Lamines para ndeshjes, ku ai kishte ironizuar ankesat e Real Madridit për gjykimet e fundit në La Liga – komente që nuk u pritën mirë nga lojtarët madrilenë.


Incidenti mes Viniciusit dhe Lamines është bërë viral në rrjetet sociale, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) pritet të analizojë sjelljet e lojtarëve pas përfundimit të “El Clásico”. /Telegrafi/