Please enter at least 3 characters.

Plot 679 minuta pa shënuar në një Botëror - Statistikat shokuese që tregojnë se Messi ishte "hije" ndaj Kroacisë!

2018/06/GettyImages-980548620.jpg
269:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 21: Lionel Messi of Argentina looks dejected during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Gabriel Rossi/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi dhe Argjentina morën një tjetër goditje në një tjetër Kampionat Botëror.

Skuadra e udhëhequr nga superylli i Barcelonës pati paraqitje edhe më të dobët se sa ndaj Islandës duke regjistruar humbje të thellë prej 3-0 ndaj Kroacisë.

Pas kësaj disfate Argjentina duhet të shpresojë në rezultat pozitiv të Nigerisë dhe të mposhtë po këtë kombëtare në ndeshjen e fundit.

Hija e Messit u shfaq në fushë, jo Lionel Messi, Foto: Getty Images

Kroacia ishte aq kompakte sa që nuk pati nevojë që të fokusohet te Messi, i cili u përplas në strukturën e çeliktë taktike të kroatëve.

Lionel Messi preku 47 herë topin në këtë takim, duke realizuar 23 pasime dhe 5 driblime.

Superylli i Barcelonës bëri vetëm 1 goditje në drejtim të portës së Kroacisë dhe në periudha të gjata u shfaq i parrezikshëm.

Për Messin kjo ishte një tjetër ndeshje pa shënuar në një Botëror, dhe kështu bëhen 675 minuta që kur Messi për herë të fundit ka shënuar në një Kampionat Botëror.

E paimagjinueshme që magjistari i Barcelonës të eliminohet nga Botërori qysh pas fazës grupore. /Telegrafi/