Please enter at least 3 characters.

Plenumi Studentor kundër listës së Zaevit për deputetë: Nuk na përfaqëson askush

2016/08/Plenumi-Studentor-Logo.jpg

Në faqen e tyre të internetit, Plenumi Studentor është distancuar nga ''qëndrimet publike dhe private'' të Ivana Tufekxhiq, e cila është renditur e 9-ta në listën e LSDM-së për deputetë, në njësinë zgjedhore 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Plenumi hedh poshtë shkrimet për përfhsirjen e një përfaqësuesi të tyre në listën e Zoran Zaevit, duke theksuar se ky plenum nuk ka përfaqësues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Megjithatë, Tufekxhiq konsideron se kjo ''luftë'' do të jetë më e rëndësishme, duke theksuar se kandidatura e saj është një hap i madh për të, por edhe përgjegjësi para të gjithë atyre që e njohin dhe e përkrahin ose nuk e përkrahin.

Ajo shtonë se gjithçfarë ka folur në këto dy vite, do të ketë mundësi që ta mbrojë në kuvend./Telegrafi/