Please enter at least 3 characters.

Pessina: Nuk do ta harrojë kurrë këtë mbrëmje, synimi ishte çerekfinalja

2021/06/Screenshot_30-3.jpg

Matteo Pessina ka folur pas ndeshjes ku Italia fitoi kundër Austrisë me rezultat 2-1.

Mesfushori i Atalanta erdhi nga bankina në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë të Azzurrëve në kohën shtesë.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi kualifikuar në çerekfinale, do ta kujtoj këtë natë përgjithmonë”.

“Ne jemi një grup i shkëlqyeshëm dhe i bashkuar, po ua tregojmë të gjithëve, ju mund ta shihni nga jashtë dhe kjo është gjëja më e mirë”.

“Ishte një gëzim i madh të shënoja golin e dytë pas një loje kaq të vështirë, ishte e mahnitshme ”, ka thënë Pessina për Sky Sport Italia.

Italia do të ndeshjet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes, Belgjikë - Portugali. /Telegrafi/