Please enter at least 3 characters.

Përurohen shtatoret e prijësve të Lidhjes së Prizrenit

2018/11/shtatorja.jpg

Sot në Prizren do të përurohen shtatoret e tre prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Në ceremoninë e përurimit, e cila mbahet në hapësirat e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, marrin pjesë përfaqësuesit shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ceremonia mbahet nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. /Telegrafi/