Please enter at least 3 characters.

Përshkallëzohet protesta në Tiranë (Video/Foto)

2018/11/WhatsApp-Image-2018-11-14-at-17.15.58-1.jpeg

Banorët e zonës së njohur si ‘Astiri’ në Tiranë vijojnë protestën e tyre prej 11 ditësh. Ata kundërshtojnë shembjen e shtëpive, për shkak të projektit të Unazës së Re. Ditë pas dite protesta është përshkallëzuar. Krahas bllokimit të rrugës, banorët u kanë vënë flakën edhe gomave të makinave, si dhe kanë hedhur vazhdimisht kapsolla.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata kërkojnë që të kompensohen për banesat e tyre, të cilat i kanë në proces legalizimi. Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe thirrjet “nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, duke iu referuar kështu deklaratës së bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky i fundit u mundua sot të shfajësohej, duke thënë se etiketimin ‘shpellarë’ nuk e kishte për banorët që protestojnë, por për deputetët e PD-së që sipas tij po përdorin politikisht protestën. Në mbështetje të banorëve sot pasdite kishte dalë në shesh edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, sipas së cilit projekti i Unazës së Re ka 3 shkelje ligjore. /Lapsi.al/