Please enter at least 3 characters.

Përfundon në spital këngëtarja e famshme Bonnie Tyler

Bonnie Tyler

Këngëtarja legjendare, Bonnie Tyler, raportohet se ka pësuar arrest kardiak pas një operacioni urgjent, ndërsa aktualisht ndodhet në komë në repartin e kujdesit intensiv.

Sipas revistës portugeze Correio da Manha, gjendja shëndetësore e artistes u përkeqësua që nga fundjava e kaluar, pas ndërhyrjes që i shpëtoi jetën.

Bonnie Tyler po trajtohet në një spital në Faro, ku mjekët po përpiqen të vënë nën kontroll një infeksion serioz.

Bonnie Tyler

Miku i saj i kahershëm, Liberto Mealha, ka deklaruar se mjekët janë optimistë për një shërim të plotë, edhe pse situata mbetet e paqartë dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.

Ai tregoi se problemet kishin nisur më herët: Bonnie ishte ndjerë keq gjatë një koncerti në Londër dhe kishte bërë kontrolle, por sipas tij nuk u gjet asgjë atëherë.

Më pas ajo udhëtoi në Algarve, ku nisi të kishte dhimbje të forta në bark.

Sipas informacioneve të publikuara, ajo ishte ndjerë keq për rreth një muaj para shtrimit në spital dhe kishte kaluar dy ditë në shtrat në shtëpinë e saj në Algarve, para se bashkëshorti Robert Sullivan ta dërgonte në një spital privat.

- YouTubewww.youtube.com

Pas kontrollit, u transferua urgjentisht në Faro, ku iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit.

Zëdhënësi i saj ka thënë se ajo u vendos në komë të induktuar për ta ndihmuar trupin të rikuperohet më shpejt pas komplikimeve nga apendiciti i çarë, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat i kanë uruar shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, e njohur për një karrierë të gjatë me shumë hite dhe që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2013, u shtrua urgjentisht në spital më 30 prill. /Telegrafi/