Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga zjarri një deponi me goma të vjetra në Sllatinë, tym i madh mbulon zonën

Një deponi ku grumbullohen goma të vjetra është përfshirë nga zjarri në Sllatinë, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur në zonën përreth.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka përfshirë disa goma të vjetra në këtë deponi, e cila ndodhet në afërsi të rrugës kryesore të zonës.

“Janë kallë disa goma të vjetra në deponi. Ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të intervenuar”, ka deklaruar Abdusamed Shkodra, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës për Telegrafin.

Nga pamjet e siguruara shihet tymi i madh që ka dalë nga deponia dhe është përhapur në zonën përreth.

Nuk raportohet ende për persona të lënduar apo për dëme të tjera, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. /Telegrafi/