Please enter at least 3 characters.

Performanca e reperit BimBimma në promovimin e albumit të tij më të ri "Bima" (Video)

2017/08/bim-e1503608904153.jpg

Reperi i njohur BimBimma ka promovuar sot (e enjte) albumin e tij të katërt "Bima".

Në një intervistë dhënë për Telegrafin javë më parë, repei kishte shpalosur ekskluzivisht detajet e albumit të tij më të ri.

"Kam përfunduar punën për albumin tim më të ri “Bima”. Rreth katër vite punë intensive. Janë bërë 40 këngë, janë incizuar 28 këngë , ndërsa rreth 18-20 prej tyre do të hyjnë në album. Kam shumë bashkëpunime dhe emra të njohur në këtë album”, kishte thënë BimBimma për Telegrafin.

Promovimin e këtij albumi, reperi ka vendosur ta bëjë në një koncert madhështor të organizuar në Parkun e Gërmisë, pjesë e të cilit janë bërë edhe shumë emra të tjerë të skenës.

Koncerti është hapur nga vet BimaBimma, i cili ka performuar disa nga hitet e tij.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni një nga performancat e tij në koncertin e sotëm. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5y2gv6