Please enter at least 3 characters.

Pengoi kundërshtarin duke ia tërhequr frenin, derisa lëviznin me mbi 200 kilometra në orë (Video)

2018/09/Pengoi-foto.jpg
11:"© BT Sport

Romano Fenati ia ka tërhequr frenin Stefano Manzi, derisa po lëviznin me mbi 200 kilometra në orë, gjatë garës San Marino Moto2.

Për fat të mirë, kundërshtari tij nuk e ka humbur kontrollin dhe ka vazhduar ta ngiste motoçikletën, përkundër reagimit të pa pritshëm nga rivali, transmeton Telegrafi.

Fenatit i është ngritur flamuri i zi dhe u përjashtua nga gara, ndërsa disa zyrtarë kërkuan që t’i ndalohet përjetë pjesëmarrja në gara me motoçikleta.

Deri më tani, përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë, ndërsa nuk ka ankesë as prej palës së dëmtuar. /Telegrafi/