Peja në krye
18/10/2014
Pejanët regjistruan fitore prej 88-71 duke ua shkaktuar humbjen e parë mitrovicasve.
Përmendim që pikë dyshifrore për Pejën regjistruan katër basketbollistë dhe kjo skuadër tashmë gjendet në krye të tabelës së Superligës.
Pas tri ndeshjeve të para, Peja dhe Trepça kanë nga dy fitore dhe nga një humbje, dhe me pikë të barabarta renditen – Peja e para, Trepça e dyta.
Megjithatë, duhet theksuar se me fitore eventuale ndaj Besës, kreun do ta marrë Sigal Prishtina. /Telegrafi/


