Please enter at least 3 characters.

Pasi iu publikohen mesazhet: Kjo është e dashura 39-vjeçare e Arda Turanit (Foto)

2016/11/arda-ebru.jpg

Arda Turan dhe Ebru Sanli duket se kanë filluar një romancë.

Mediat turke kanë publikuar edhe mesazhet private të nxehta mes futbollistit 29-vjeçar të Barcelonës dhe modeles 39-vjeçare.

Por, shtohet pyetja kush është Ebru Sanli, e cila është dhjetë vjet më e vjetër se Turan.

Ebru Sanli ka lindur në Stamboll në vitin 1977 ndërsa në vitin 1995 u kurorëzua Mbretëresha e Turqisë.

Pas konkursit të bukurisë, ajo luajti në disa seri televizive. Deri në vitin 2014, Ebru Salli ka krijuar shtatë DVD mësimore për palestër, ku e para është shitur mbi 55 mijë copë.

Sanli ka publikuar deri më tani katër libra, Hamilelikte Güzel ve Sağlıklı Kalmak (2008), Besleyici ve Lezzetli Çocuk Yemekleri: Ebru Salli (2009), Ebru'nun Doğal Güzellik Sırları (2009), dhe Ebru'nun Mutfağından (2011).

Ajo në vitin 2012 ka hapur një faqe të internetit për shtije të veshjeve "Ebru Salli Store". /Telegrafi/