Pas pushimit, seanca e parë plenare e Kuvendit është caktuar për më 2 shtator
Seanca e parë e re plenare e Kuvendit është caktuar për 2 shtator.
Në faqen zyrtare të Kuvendit janë paralajmëruar edhe dy takime të Afrim Gashit më 25 gusht – me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy, dhe me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rita Columbia.
Nga kabineti i Gashit thonë se ai ka vazhduar të jetë në punë gjatë gjithë kohës, edhe pse deputetët zyrtarisht kanë qenë në pushim.
Në seancën e 121-të, të caktuar për 2 shtator, në rend dite janë 53 pika, mes tyre emërimi i zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore, ratifikime të marrëveshjeve, si dhe në lexim të parë Propozim-ligji për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte.
Në rend dite është edhe Propozim-Strategjia Kombëtare për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor 2026–2030, si dhe një sërë ligjesh që do të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar, kryesisht për harmonizimin me Ligjin e ri për Nëpunësit e Lartë Drejtues.
Pushimi i rregullt veror i Kuvendit nis më 1 gusht, ndonëse një pjesë e deputetëve kanë pasur aktivitete edhe gjatë festës kombëtare Ilinden, e cila shënohet më 2 gusht.


