Please enter at least 3 characters.

Pas gati dy vitesh pauzë nga muzika, rikthehet Ari Blue

2019/10/arrr-e1571844273287.jpg

Me siguri të gjithë i kujtoni disa nga këngët e saj të publikuara deri para gati dy vitesh.

Bëhet fjalë për Ari Blue, e cila nuk ka qenë aktive në muzikë tash e një vit e shtatë muaj.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, me shumë ndryshime.

“I think it’s time...të enjten në ora 17:00 publikohet kënga e re, që mund ta dëgjoni në të gjitha platformat online...Prisni e dëgjoni”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku paralajmëron projektin e ri.

Ajo që bie në sy është se këngëtarja në fjalë, ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme, e kjo gjë nënkupton një rikthim ndryshe të saj në muzikë.

Ari Blue, ka zbuluar vetëm disa pamje nga klipi i ri, e se me kë ka punuar, si titullohet kënga e gjithçka tjetër, na mbetet ti kuptojmë të enjten në ora 17:00 kur do të publikohet projekti i saj. /Telegrafi/