Please enter at least 3 characters.

Paradoksi: Kush tha që nuk kishte luks në komunizëm? (Foto)

2017/01/q18.jpg
19:"Genex 1977 Seite 68

Një jaht? Apo një shtëpi të përfunduar? Mos ndoshta doni një makinë perëndimore? Gjithçka ju vjen menjëherë në shtëpi, edhe pse mund të jetoni në një vend komunist.

Nuk ndodhte kështu në Shqipëri, por në Gjermaninë Lindore.

Sipas Spiegel, edhe pse thuhej se ishte një vend i varfër, nuk ishin të paktë ata që kishin mallra luksi. Sigurisht bëhet fjalë për ata që kishin të afërm të pasur në Gjermaninë Perëndimore.

Pas 20 dhjetorit 1956, Gjermania komuniste ngriti një sipërmarrje të quajtur Genex.

Nëse kishe një të afërm të pasur në Gjermaninë Perëndimore, ai mund të merrte katalogët e dhuratave të Genex dhe të porosiste për të afërmit e varfër në vendin komunist.

Pasi bënte pagesën, dërgesa vinte shumë shpejt.

Bëhet fjalë për mallra të tillë si televizorë me ngjyra, frigoriferë, sauna, etj.

Për shkak se nga pikëpamja juridike dy Gjermanitë nuk mund të bënin tregti, përcjell mapo.al, ishin ngritur dy firma në Danimarkë dhe Zvicër që lehtësonin procesin.

Në katalog, shumica e mallrave ishin të prodhuar në Gjermaninë Lindore, por sigurisht kishte edhe plot mallra perëndimorë.

Kishte lindur kështu një paradoks: Genex eksportonte mallrat e tij në vendin e tij. Përfitimet për Genex ishin shumë të mëdha.

Madje në atë kohë qarkullonte një barsoletë:

Thonë se lideri komunist, Honecker vizitoi një pensioniste.

Ajo i tha e lumtur se kishte një shtëpi të bukur, një televizor me ngjyra, një Lada.

Honecker i tha me kënaqësi se ajo i detyrohet për gjithçka punës së palodhur.

E moshuara u përgjigj me mirësi: “Gëzohem që u njohëm më në fund zoti Genex”.

Genex 1986 Cover

Genex 1980 Seite 182

Genex 1989 Seite 186

Genex 1986 Seite 162

Genex 1986 Seite 178

Genex 1989 Seite 79

Genex 1988 Seite 36

Genex 1980 Cover

Genex 1989 Seite 140

Genex 1980 Seite 131

Genex 1989 Seite 104

GENEX Katalog 1988

Genex 1977 Seiete 23

Genex 1977 Seite 52

Genex 1980 Seite 22

Genex 1980 Seite 162

Genex 1977 Seite 68

Genex 1988 Seite 13

Genex Auto 1977 Cover

Genex Urlaub 1978 Cover

Genex Urlaub 1978 Seite 4

Genex 1977 seite 86

Genex 1980 Seite 119

Genex 1986 Seite 57