Pamje të pabesueshme - 'qeni i egër australian' rrëmben peshkaqenin e vogël, para syve të peshkatarëve
11/11/2025
Një peshkatar në ishullin K’gari në Australi ka regjistruar momentin e pazakontë kur një “qen dingo” grabiti një peshkaqen të vogël nga valët e cekëta.
Peshkaqeni ishte sapo liruar në det, por “qeni dingo” i uritur u fut me shpejtësi dhe e mori përpara se ai të largohej.
Pamjet e ngjarjes u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, duke shkaktuar habi dhe komente të shumta.
Shumë përdorues shkruan se vetëm në Australi mund të ndodhin skena të tilla.
Autoritetet kanë kujtuar se “dingot” janë grabitqarë të paparashikueshëm dhe nuk duhet të ushqehen apo provokohen.
Këto kafshë konsiderohen predatorë kryesorë në ishull dhe njihen për gjuetinë e tyre në pyje, duna dhe plazhe. /Telegrafi/


