Pamje nga klipi i ri i Genta Ismajlit (Video)
13/10/2016
Genta Ismajli ka vendosur të vjen me një projekt të ri.
Këngëtarja për herë të fundit ka sjell në këngë në bashkëpunim me Etnon, ‘Shake It’.
Ajo ka qenë mbrëmë në shoun komedik të ‘Apartamenti 2XL’, ku edhe ka filluar xhirimet e klipit teksa dëgjohet duke kënduar një pjesë të këngës.
Telegrafi ka kontaktuar me menaxhmentin e këngëtares, të cilët kanë treguar se kënga është punuar nga Alfred Sula, gjersi tekstin e ka shkruar Muma.
Videoklipi ka nisur xhirimet këto ditë, dhe është duke u punuar nga produksioni Entermedia.
Ndryshe, kënga është mjaft ritmike dhe pritet të jetë një hit i vërtetë. /Telegrafi/


