Please enter at least 3 characters.

Pajisjet në Android One e marrin Lollipop në janar të 2015!

2016/01/pajisjet-n-euml-android-one-e-marrin-lollipop-n-euml-janar-t-euml-2015_hd.jpg

Në fakt, derisa shumica e pajisjeve të linjës Nexus tashmë kanë filluar të pajisjen me softuerin e ri të Android, ato tjerat që bazohen në Android One duhet të presin edhe pak kohë për ta marrë versionin më të ri të platformës së Google.

Duke folur për IndiaToday, drejtori i Spice Mobility, Prashant Bindal, ka thënë se telefoni i kompanisë së tij, Dream Uno do të pajiset me Lollipop vetëm gjatë janarit 2015. Shumica e pajisjeve të bazuara në Android One punojnë në harduer të ngjashëm, prandaj Google ka caktuar një periudhë të caktuar kohore për këto pajisje, dhe kalimin e tyre në Lollipop.

Partnerët aktual të Android One përfshijnë emrat e kompanive si Spice, Micromax, Karbonn, Lava, Intex dhe Xolo. Njëri prej modeleve të telefonave që bazohet në Android One është Micromax Canvas A1 që kushton rreth 105 dollarë. (Telegrafi)