Please enter at least 3 characters.

Paditen Kim Kardashian, Khole Kardashian dhe Scott Disick

2018/05/Kim.jpg
252:"NEW YORK, NY - MAY 07: Kim Kardashian attends the Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala at The Metropolitan Museum of Art on May 7, 2018 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Huffington Post)
10:"Theo Wargo

Super yjet Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Scott Disick dhe shumë të tjerë janë paditur nga një kompani ajrore për dyshimin se nuk ka paguar një faturë të madhe.

"Silver Air SHPK" paraqiti padinë, duke pretenduar se pasagjerët e famshëm morën një avion privat, por lanë një bilanc të papaguar prej 225,353.80 dollarësh, shkruan TMZ.

Udhëtarët e tjerë paditur përfshijnë edhe producentin muzikor Poo Bear, dhe disa të famshëm të tjerë nga fusha e medias.

Burimet e afërta me Kardashianët tregojnë se Kim e përdori një kompani të quajtur "JetLux ", a cila është gjithashtu e pandehur në padi nga kompania ajrore.

Ajo i paguan një shumë të madhe dhe kompania pastaj kontakton kompanitë e tjera të avionit për të furnizuar avionin dhe për t'i paguar këto kompani nga paratë e Kim.

Burimet pranë Kimit thonë se "JetLux" me sa duket ka rezervuar disa fluturime, por kurrë nuk ka paguar, dhe kjo është shkaku kryesor i padisë. /Telegrafi/