Oriola Marashi trondit fansat me paraqitjen e fundit: Kur del poshtë pallatit për të blerë bukë
Oriola Marashi ka mahnitur ndjekësit e saj me një tjetër paraqitje magjepsëse, duke sjellë në Instagram një set fotografish që nuk kaluan pa u vënë re.
Modelja shqiptare është shfaqur në një kombinim tërësisht të zi, me një korse prej dantelle dhe një fund elegant me prerje të thellë, të cilin e ka shoqëruar me një xhaketë kadifeje të zezë dhe taka elegante.
Pamja e saj e guximshme dhe sensuale, e realizuar në rrugët e Parisit, e ktheu setin në një moment mode që përkujton skenat e revistave të famshme të stilit.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi ironik që Oriola i kishte vënë postimit: “Kur del poshtë pallatit për të blerë bukë”.
Me këtë mbishkrim plot humor, modelja tregoi sërish sensin e saj të veçantë të autoironisë, duke i dhënë një notë lozonjare paraqitjes plot glamur.
Ndjekësit e saj kanë reaguar menjëherë me komente të shumta, duke e vlerësuar për bukurinë, elegancën dhe karizmën që e karakterizon.
Oriola Marashi vazhdon të mbetet një nga figurat më të spikatura shqiptare në botën e modës, ku çdo postim i saj kthehet menjëherë në lajm dhe frymëzim për mijëra fansa. /Telegrafi/
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram
Oriola Marashi/Instagram


