Please enter at least 3 characters.

OECD: Agresioni ushtarak rus në Ukrainë mund të godasë rritjen ekonomike botërore

2022/03/moscow-scaled.jpg
466:"Soldiers from the Russian National Guard patrol the area surrounding Saint Basil's Cathedral on Red square in Moscow, Russia, on Thursday, Feb. 24, 2022. Russian forces attacked targets across Ukraine after President Vladimir Putin ordered an operation to demilitarize the country, prompting international condemnation and threats of further punishing sanctions on Moscow, sending markets tumbling worldwide. Photographer: Andrey Rudakov/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Agresioni ushtarak në Ukrainë mund të ulë rritjen ekonomike botërore me më shumë se një pikë përqindjeje në vitin e parë pas pushtimit.

Kështu ka paralajmëruar Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), duke shtuar se ndikimi mund të shkaktojë gjithashtu një “recesion të thellë” në Rusi.

OECD paralajmëroi se konflikti mund të rrisë çmimet me rreth 2.5 për qind. Kostot tashmë janë duke u rritur për shkak të kërkesës në rritje ndërsa kufizimet e pandemisë COVID-19 po lehtësohen.

Çmimet e naftës, gazit, metaleve dhe kimikateve thelbësore për prodhimin e plehrave, për shembull, janë rritur ndërsa janë shtuar shqetësimet për furnizimet nga rajoni.

Megjithëse Rusia dhe Ukraina përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të ekonomisë botërore, ato janë prodhues të mëdhenj të lëndëve të para. OECD parashikon në kërkimin e saj të ri se çmimet e naftës do të mbeten të ngritura me një të tretën, gazit me 85 për qind dhe grurit me 90 për qind.

Jashtë Rusisë dhe Ukrainës, organizata thotë se efekti më i madh do të ndihet në Evropë.

Kontinenti evropian është më e varur nga Rusia dhe Ukraina për furnizimet me energji dhe ushqim. Vendet në të kaluarën janë cilësuar si “shporta e bukës” së Evropës. /Telegrafi/