Nuk ndalet Rooney, shënon edhe golin e dytë me fanellën e Evertonit në miqësore (Video)
22/07/2017
Duket se rikthimi në Everton Wayne Rooneyt i ka bërë mirë.
31-vjeçari u transferua te klubi nga Goodison Park nga Manchester Unitedi dhe menjëherë ka lënë shenjën e tij.
Pas golit në miqësoren ndaj Gor Mahia gjatë përgatitjeve përgatitore në Tanzani, anglezi i shënoi edhe Genkit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa më poshtë mund të shikoni golin. /Telegrafi/


