Please enter at least 3 characters.

Nuk munguan as helikopterë dhe njësi qensh, autoritetet italiane në kërkim të 'bosit' të Cosa Nostra

2021/10/messina-denaro-768x383-1.jpg

Policia italiane organizoi të premten një operacion masiv, duke kërkuar vende në shumë pjesë të Sicilisë.

Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, operacioni masiv ishte si pjesë e përpjekjes për të gjetur strehën e shefit të arratisur të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.

"Superbossi" njihet ende si udhëheqësi i Mafias Siciliane, duke vendosur se “kush do të promovohet ose ulet”, pavarësisht se ishte në arrati që nga viti 1993.

Siç vënë në pah mediat, rreth 150 oficerë u përfshinë në operacion në pjesë të ndryshme të rajonit.

Veç këtyre, janë angazhuar edhe helikopterë si dhe patrulla të pajisura me pajisje speciale dhe njësi qensh.

Kërkimet u përqendruan tek personat e dyshuar se kishin ndihmuar Messina Denaro. /Telegrafi/