"Nuk më intereson e kaluara, Barcelona do trofe" - Flick hap luftën për trofeun e Ligës së Kampionëve
Barcelona e nis sezonin 2024/25 në Ligën e Kampionëve të enjten me një udhëtim në Monaco, ku trajneri Hansi Flick ka shprehur besimin se mund ta fitojnë.Katalanasit shkojnë në këtë ndeshje në formë fantastike, pasi i kanë fituar të pesë ndeshjet e tyre në La Liga deri më tani këtë sezon.Vitet e fundit, Barcelona ka pasur vështirësi në Evropë. Kalimi në sezonin e kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte më i miri i tyre në pak kohë, dhe Hansi Flick do të shpresojë ta përmirësojë këtë gjatë sezonit të tij të parë në klubin e njohur.
“Një klub si Barcelona, si klubet e tjera të mëdha, duhet të dëshirojë të fitojë tituj. Liga e Kampionëve është kompeticioni më i mirë në botë. Duhet të jemi gati për të luajtur kundër skuadrave më të mira, por nëse nuk jeni 100% të fokusuar, nuk keni vend në këtë garë”, ka thënë Flick. /Telegrafi/


