Please enter at least 3 characters.

“Nuhaten” zgjedhjet e parakohshme, partitë nuk pranojnë se janë duke bërë fushatë

2016/12/Zgjedhjet-në-Maqedoni-13-e1507917323505.jpg

OBRM-PDUKM është partia e parë e cila e filloi fushatën duke e quajtur “Biseda për ripërtrirje të Maqedonisë”, pas tyre edhe LSDM-ja nën moton “Në rrugë të drejtë”, ndërsa sot edhe Partia liberal-demokratike paralajmëroi takime dhe biseda me qytetarët, nën moton “Mendo ndryshe, në mënyrë liberale drejt Evropës”. Se po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, tregon edhe vetë fakti se partia opozitare u përforcua me ekip të bashkëpunëtorëve strategjikë, partia në pushtet u rigrupua, ndërsa PLD në Bordin e sotëm qendror e kompleton ekipin e saj duke emëruar nënkryetarë të rinj. Lideri i partisë, Goran Milevski tha se në tribunat do t’i promovojnë vlerat liberale dhe vizionin e tyre për vendin tonë para se të hyjë në Evropë. Edhe pse janë në koalicionin qeveritar, fushatën e zhvillojnë në mënyrë të pavarur dhe paralajmëruan 6 mitingje të mëdha, shumë tribuna dhe takime me qytetarët.

Dje në Shtip LSDM-ja e mbajti tribunën e parë me qytetarët në kuadër të fushatës së tyre “Në rrugë të drejtë” ku foli kryeministri dhe lideri i partisë, Zoran Zaev.

Lideri i partisë opozitare, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, i cili tashmë një javë është në terren me tribuna, nga Resnja doli me kritika ndaj pushtetit.

Edhe opozita shqiptare paralajmëroi përforcim të partive që do të thotë se përgatisin për zgjedhjet. Deputeti Syrja Rashidi tha se Aleanca për Shqiptarët po konsolidohet dhe se tashmë kanë filluar takime me qytetarët.

BDI paraprakisht filloi fushatë me takime joformale me qytetarët, ndërsa lideri i partisë, Ali Ahmeti mori pjesë në lëshimin solemn në funksion të rrugëve në Dollnen dhe Gostivar. Zgjedhjet e parakohshme ka gjasa të mbahen në maj, vitin e ardhshëm me çka nuk pajtohet opozita e cila kërkon që zgjedhjet të mbahen në mars./TV21/