Please enter at least 3 characters.

Nora me set të ri të fotografive

2019/04/Norafk.jpg

Derisa jemi në pritje të bashkëpunimit me Erën, Nora Istrefi i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e popullarizuar këto ditë ka bërë një set fotografik dhe fansat e kanë pëlqyer.

Në imazhet e para, ajo ka pozuar me fustan të ngushtë duke vënë në pah linjat e trupit të saj.

Ndërsa në pozat tjera, Nora ka ardhur sportive me tuta të kuqe dhe duket për mrekulli.

"Të gjitha mendimet e mëdha janë konceptuar duke ecur", ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Ndryshe, duetin me motrën e saj me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, me titull “Nuk e di”, Nora do ta publikojë më 19 prill. /Telegrafi/