Please enter at least 3 characters.

Nokia N1 sërish në treg më 26 shkurt

2016/01/nokia-n1-s-euml-rish-n-euml-treg-m-euml-26-shkurt_hd.jpg

Ndërsa tani modeli i ri i tabletit të Nokia-së posa vihet në dispozicion për shitje, duket se “zhduket” menjëherë, pasi që i njëjti është duke u shitur vetëm në tregun më të madh botëror, në Kinë.

Por me sa duket, Nokia ka vendosur që tabletin e saj ta lëshojë në shitje përsëri më 26 shkurt.

Tableti Nokia N1 ofron ekranin me diagonalen prej 7.9 inç në 2048 x 1536 piksel, me procesorin quad core Intel Atom në 2.3GHz.

Karakteristikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe 2GB RAM, kamerën e pasme me 8MP, atë të përparmen me 5MP si dhe versionin e fundit të Android, 5.0 Lollipop. (Telegrafi)