Nkunku mes Ligës Premier dhe një rikthimi në Bundesliga, Chelsea tanimë i ka vendosur çmimin
Christopher Nkunku po përballet me një verë vendimesh, ndërsa Chelsea po kërkon ta shesë mes interesit nga disa klube të mëdha.
Sipas The Telegraph, Bayern Munich, Nottingham Forest, Newcastle dhe disa klube italiane janë ndër pretendentët kryesorë për shërbimet e mesfushorit francez.
Chelsea ka vendosur të ulë ndjeshëm çmimin për Nkunku, duke e zbritur nga 65 milionë funte në rreth 43 milionë funte, raporton TheTelegraph.
Përveç këtyre, edhe Manchester United ka shfaqur interes për lojtarin, por ende nuk ka bërë hapa konkretë për transferimin e tij.
Nkunku iu bashkua Chelseat dy vite më parë, por ka pasur shumë vështirësi për shkak të një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit 2023/24.
Ai nuk arriti të fitojë një vend titullar në sezonin e kaluar, gjë që ka shtuar dëshirën e tij për largim dhe klubit për ta transferuar.
Chelsea po pret ofertën e duhur për ta transferuar Nkunku këtë verë, ndërsa lojtari shqyrton mundësitë për rikthim në Bundesliga apo vazhdim në Ligën Premier. /Telegrafi/


