Njësia speciale vendoset në Skenderaj, ndalin vetura për kontroll
Njësiti special ka arritur në Skenderaj në kohën kur Prokuroria ka bërë të ditur se kryetari i këtij qyteti, Sami Lushtaku nuk është paraqitur për intervistim në lidhje me sulmin fizik ndaj, Hysni Mehanës.
Në disa pamje shihen policët e maskuar duke ndalur vetura për kontroll.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuari me inicialet E.L dhe B.N janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkaq sa i përket Sami Lushtakut, Prokuroria ka thënë se i njëjti akoma nuk është përgjigjur ftesës për intervistim.
Përpos Lushtakut, në Prokurori nuk është paraqitur as një i dyshuar tjetër me incialet K.H, ka njoftuar Prokuroria.


