Please enter at least 3 characters.

“Një vend që kumbon pa fjalë”, Rama nis vizitën në Izrael dhe bën vizitën e parë në Nova Site

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë e vizitës ishte Nova Site.

Kreu i qeverisë ka ndarë foto nga vendi dhe shkruan, “Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Jeruzalem, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri pritet të mbajë një fjalim historik në Parlamentin izraelit (Knesset), si pjesë e protokollit të posaçëm të rezervuar për disa udhëheqës të huaj.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, do të zhvillojë takime të veçanta dhe vizita në institucione kulturore e historike të vendit.