Please enter at least 3 characters.

NJË TJETËR FILM

Kopertina e albumit “Delicate Sound of Thunder” (Pink Floyd, 1988)
(Hipgnosis)

Nga: David Gilmour (albumi “A Momentary Lapse of Reason”, Pink Floyd, 1987)
Përktheu: Agron Shala

Një tingull, një tingull i vetëm
Një puthje, një puthje e vetme
Një fytyrë matanë xhamit të dritares
Qysh erdhi puna deri këtu?
Një burrë që iku, një fëmijë që qau
Një vajzë që dëgjoi, një zë që gënjeu
Dielli që digjej all
Vegimi i një shtrati bosh

Përdorimi i forcës, ai ishte shumë i fortë
Ajo shpejt do të nënshtrohet, është lodhur
Marshi i fatit, vullneti i thyer
Dikush rri shumë i qetë
Ai ka qeshur dhe ka qarë
Ai ka luftuar dhe ka vdekur
Ai është njësoj si gjithë të tjerët
As më i keqi, as më i miri

Dhe prapë kjo murmuritje e pambarimtë
Kjo llomotitje që duroj
Dete fytyrash, sytë përpjetë
Ekrani bosh, shikimi bosh
Një burrë me të zeza mbi një kalë të bardhë si bora
Një jetë pa kuptim që përfundoi rrugëtimin
Sytë e ënjtur, lotët që ende rrjedhin
Teksa ai zhduket në perëndimin e diellit

- YouTubeyoutu.be