Please enter at least 3 characters.

Një fëmijë u lëndua në një çerdhe në Lipjan, Policia interviston edukatoren

Foto: Ilustrim

Një fëmijë të hënën është lënduar në një çerdhe në Lipjan, ndërsa lidhur me këtë Policia ka iniciuar rast dhe ka intervistuar edukatoren.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës i tha Telegrafit se të hënën rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar”, tha Ahmeti.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit. /Telegrafi/