Please enter at least 3 characters.

Një çift bashkëshortor ndërron jetë në një aksident në Shtip

2022/05/20_02_2022_468382_20_02_2022_3360552_aksident_trafiku_2.jpg

Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen "Maqedonasja" në Shtip.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:20 mes një automjeti të tipit “Jugo” dhe automjetit tjetër të tipit “Opel Astra”.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë 68-vjeçari G.P. dhe 62-vjeçarja J.P.

Vetura “Opel Astra” drejtohej nga një djalë 20-vjeçar nga Shtipi, i cili ka mbetur i lënduar

Nga hetimet duhet të përcaktohen shkaqet e aksidentit të ndodhur mbrëmë në orën 23:20./Telegrafi/