Please enter at least 3 characters.

Nesër në Shkup protesohet për Almir Aliun

2018/03/ALmiri-protesta.jpg

Për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë tjetër për rastin e Almir Aliut, i cili tashmë nuk jeton, pasi që u shtyp me veturë nga personi Boban Iliq, nga Kumanova.

Protesta është caktuar për në ora 13:00, para Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë.

Shkak i protestave është bërë vendimi që aktakuza të ndryshohet nga vrasja në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen.

Protesta mbahet me moton "Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë"./Telegrafi/