Please enter at least 3 characters.

Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq emërohen zëvendësministra

2023/01/ZKP-ZKM-14-1-2023-1-scaled.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Nenad Stanojeviq, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. /Telegrafi/