Please enter at least 3 characters.

Nëna shtatzënë shtrihet mbi bombë për të shpëtuar fëmijët e saj (Video)

2016/01/n-euml-na-shtatz-euml-n-euml-shtrihet-mbi-bomb-euml-p-euml-r-t-euml-shp-euml-tuar-f-euml-mij-euml-t-e-saj-video_hd.jpg

Nëna e saj shtatzënë u vetëflijua për të shpëtuar fëmijët, megjithatë në shpërthim vdiq edhe djaloshi 7 vjeçar.

Vajza Indira është zgjuar pas dy ditësh në koma, në të cilën ra të shtunën kur një granatë shpërtheu dhe vrau nënën e saj shtatzënë dhe vëllanë.

Sipas mediave kroate, fqinjët e  tyre në Belo Brdo të Osijekut, të cilët kishin vrapuar kur dëgjuan shpërthimin në familjen Haxha, thanë se Indira e plagosur me sukses ka nxjerrë jashtë shtëpisë motrën e saj dyvjeçare, transmeton Tetova Sot.

Sakrificë të pabesueshme ka treguar nëna e saj, e cila, edhe pse shtatzënë, është shtrirë mbi bombë për të shpëtuar fëmijët e saj.

Janë ende duke hetuar shkaqet se si bomba, e cila të shtunën vrau shtatë-vjeçarin Samirin dhe 36-vjeçaren Zafira Haxha dhe plagosi Indirën dhe vëllezërit e saj 9-vjeçarin Valentino dhe 5-vjeçarin Jasmin, ishte lënë në një shesh lojërash aty pranë.