Nëna shtatzënë shtrihet mbi bombë për të shpëtuar fëmijët e saj (Video)

Nëna e saj shtatzënë u vetëflijua për të shpëtuar fëmijët, megjithatë në shpërthim vdiq edhe djaloshi 7 vjeçar.
Vajza Indira është zgjuar pas dy ditësh në koma, në të cilën ra të shtunën kur një granatë shpërtheu dhe vrau nënën e saj shtatzënë dhe vëllanë.
Sipas mediave kroate, fqinjët e tyre në Belo Brdo të Osijekut, të cilët kishin vrapuar kur dëgjuan shpërthimin në familjen Haxha, thanë se Indira e plagosur me sukses ka nxjerrë jashtë shtëpisë motrën e saj dyvjeçare, transmeton Tetova Sot.
Sakrificë të pabesueshme ka treguar nëna e saj, e cila, edhe pse shtatzënë, është shtrirë mbi bombë për të shpëtuar fëmijët e saj.
Janë ende duke hetuar shkaqet se si bomba, e cila të shtunën vrau shtatë-vjeçarin Samirin dhe 36-vjeçaren Zafira Haxha dhe plagosi Indirën dhe vëllezërit e saj 9-vjeçarin Valentino dhe 5-vjeçarin Jasmin, ishte lënë në një shesh lojërash aty pranë.
















































