Please enter at least 3 characters.

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

2020/09/tabanoc.jpg

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për hyrje-dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa, thonë nga LAMM.

Sipas LAMM, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet normalisht, ndërkaq trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë.