Please enter at least 3 characters.

Në pritje të klipit të Adelinës (Foto)

2016/01/AdelinaTahiri.jpg

Adelina Tahiri ka paralajmëruar lansimin e videoklipit të ri të këngës me titull “Mos më duaj sot”.

Këngëtarja nga Shkupi ka publikuar një fotografi nga xhirimet duke njoftuar se projekti i saj më i ri do të vijë sot (e hënë).

Videoklipi është prodhim i produksionit Imagine Films.

Ndërkohë, gjatë ditës së diel, Adelina është shoqëruar me kolegen e saj, Nora Istrefi, në Shkup dhe të dy këngëtaret kanë publikuar fotografi nga takimi i tyre. /Telegrafi/