Please enter at least 3 characters.

Në pritje që Odegaard të kalojë në Bundesliga

2016/07/linegard.jpg

Real Madridi do të huazojë talentin norvegjez, Martin Odegaard, para fillimit të sezonit të ri.

17-vjeçari, i cili u transferua te Los Blancos nga Stromsgodset në janar të vitit 2015, kaloi shumicën e kohës së sezonit si pjesë e ekipit të të rinjve.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Tash, Mbretërit dëshirojnë ta dërgojnë atë te një klub i ri për të marrë eksperiencë, raporton AS.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të turneut para-sezonal në Kanada dhe Amerikë, Odegaard do të zgjedhë ku do të huazohet. Bundesliga shihet si opsioni më i kërkuar nga dy palët.