Please enter at least 3 characters.

Në Kumanovë shtyhet seanca gjyqësore për vrasësin e Almir Aliut

2018/03/Almir-Aliu-protesta-1.jpg

TV21 bën të ditur se është anuluar seanca për gjykimin e vrasësit të Almir Aliut 4 vjeçar nga Kumanova sepse raporti mjekësor i ekspertëve të neuro-psikiatrisë nuk ishte gati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa familja Aliu dhe familja Iliq, sot duhej të dilnin sy më sy para trupit Gjykues të Gjykatës Themelore të Kumanovës.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha se seanca u shty për më 24 mars. Për humbjen e jetës së Almir Aliut, akuzohet Boban Iliq, si pasojë e goditjes me veturë me 25 qershor të vitit të kaluar./Telegrafi/