Please enter at least 3 characters.

Ndeshja Argjentinë–Egjipt thyen rekordet e Google, bëhet më e kërkuara në histori

Motori i kërkimit në internet Google regjistroi numrin më të lartë të kërkimeve në histori gjatë ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Egjiptit, ka njoftuar nënkryetari i lartë i kompanisë për njohuri dhe informacion, Nick Fox.

Një numër rekord pyetjesh u regjistrua menjëherë pas golit të fitores së ekipit kombëtar të Argjentinës, me të cilin kampioni aktual i botës kompletoi kthesën dhe mundi Egjiptin me rezultatin 3:2.

Fox tha se Google Search “theu të gjitha rekordet e mëparshme të përdorimit”.

Megjithatë, kompania nuk publikoi të dhëna specifike mbi numrin e pyetjeve ose metodologjinë e matjes.

Sipas CNBC, rritja më e madhe e interesit erdhi menjëherë pasi Enzo Fernandez shënoi golin e fitores për Argjentinën në fund të ndeshjes, duke shkaktuar një valë globale kërkimesh që lidheshin me ndeshjen, Lionel Messin dhe Kupën e Botës. /Telegrafi/